HomeAktualitetTragjedia në Athinë, i jepet lamtumira e fundit në SHBA familjes shqiptare,...

Tragjedia në Athinë, i jepet lamtumira e fundit në SHBA familjes shqiptare, mes viktimave dhe çifti që priste një vajzë

Advertismentspot_img

Familja dhe miqtë do t’u japin lamtumirën e fundit katër viktimave të tragjedisë së rëndë në Athinë, mes tyre edhe dy vëllezërve shqiptarë dhe familjarëve të tyre. Florida Hoxha, Florin Hoxha, Eris Cani dhe Ian Alexander Kirkpatrick humbën jetën pas shpërthimit që shkaktoi shembjen e një godine në kryeqytetin grek.

Sipas njoftimit të familjes, homazhet për katër viktimat do të zhvillohen të mërkurën, më 7 tetor, nga ora 11:00 deri në 20:00, në Yorktown Funeral Home, në Shrub Oak, New York. Ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 8 tetor, në orën 13:00, në Kensico Cemetery, në Valhalla.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e 25 shtatorit, në zonën historike të Plakës në Athinë. Një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shembjen e një ndërtese dykatëshe, duke marrë jetën e gjashtë personave. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërsa një rrjedhje e mundshme gazi është ndër pistat që po shqyrtohen.

Mes viktimave ishin motër e vëlla, Florida dhe Florin Hoxha, pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan në New York. Florida, 34 vjeçe, ndodhej në Greqi së bashku me bashkëshortin e saj, Ian Alexander Kirkpatrick, 37 vjeç. Çifti ishte martuar vetëm pak javë para ngjarjes tragjike dhe kishte udhëtuar drejt Greqisë për muajin e mjaltit. Ditën e shpërthimit ata kishin planifikuar të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën ndërtesë ndodheshin edhe Florin Hoxha, 36 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Për familjen shqiptare, dhimbja u bë edhe më e madhe pasi Eris ishte rreth pesë muaj e gjysmë shtatzënë. Ajo dhe Florini prisnin fëmijën e tyre të parë, një vajzë.

Tragjedia ka tronditur thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në New York. Tashmë, në Shtetet e Bashkuara, të afërmit dhe njerëzit e tyre të dashur do të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave të tragjedisë së Athinës.

Tragjedia në Athinë, i jepet lamtumira e fundit në SHBA familjes
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular