Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës ku një e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit.
Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 73-vjeçare, me origjinë nga Borshi, e cila ishte e shtruar në repartin e kirurgjisë. Në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se e moshuara i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve ajo nuk mundi që t’ i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes gruaja dyshohet se ka pasur edhe familjarë që e shoqëronin në spital. Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.







