HomeAktualitetZgjidhet pasuesi i Sokol Sadushit, kush është ish-ministri që do të jetë...

Zgjidhet pasuesi i Sokol Sadushit, kush është ish-ministri që do të jetë kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

Advertismentspot_img

Ilir Panda do të jetë Kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Vendimi u mor nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila e miratoi kandidaturën e tij me 14 vota pro dhe asnjë votë kundër.

Panda do të marrë detyrën në 19 tetor dhe do të pasojë në atë pozicion Sokol Sadushin, mandati i të cilit ka përfunduar.

Zgjedhja e tij u bë nga vetë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë Mbledhjes së Përgjithshme, ku kandidatura e Ilir Pandës mori mbështetjen unanime të votave të hedhura.

Kush është Ilir Panda?

Ilir Panda është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1986, si edhe më tej ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucionet shqiptare, evropiane por edhe të SHBA.

Karriera e tij është shtrirë në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar nga organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrisë e Drejtësisë, më tej si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës si edhe në të tjera insitucione të arsimit të lartë. Në vitet 1999-2000 ai shërbeu si Ministër Drejtësie, ndërsa më vonë në vitet 2003-2007, shërbeu si Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për më tej ai ka marrë pjesë edhe si autor në shumë grupe punë për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, hartimin e komentarëve, buletineve, apo manuealëve. Si edhe në projekte të rëndësishme që i përkasin fushës së drejtësisë. Po ashtu Panda është autor i shumë artikujve në fushën e drejtësisë në disa revista profesionale e shkencore, si edhe i përkthimeve të ndryshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular