Këngëtarja Blerina Matraku i kërkoi ndjesë publike bashkëshortes së Adrian Hilës dhe fëmijëve të saj, pasi video-përgjimet e publikuara në internet zbuluan se ajo ishte angazhuar në një marrëdhënie intime me kompozitorin.
Por në rrjetet sociale, përdoruesit kanë arritur të nxjerrin një mesazh të vjetër që Matraku linte te një koment i Klaudia Hilës.
Në fotografinë e publikuar nga Klaudia, rreth tetë vite më parë, Blerina kishte komentuar: “Ti je dashuri”, ndërsa në atë kohë Klaudia i ishte përgjigjur: “Të puth fort, dritë”.
Mesa duket të dyja kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë bashkë, por ajo që mbetet e paqartë është se kur ndodhi afrimiteti i Matrakut me Hilën. Videot e publikuara janë regjistruar rreth 2 vite më parë, apo 6 vite pas këtij komenti.
Komenti po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe është cilësuar si një gjest hipokrizie dhe pabesie.








