HomeRajoniZgjedhja e presidentes së re të Kosovës/ Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës dhe...

Zgjedhja e presidentes së re të Kosovës/ Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës dhe të gjithë qytetarëve, do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

Advertismentspot_img

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Republika tashmë ka presidente të re dhe se Kosova ka institucione stabile.

“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, shkruan Kurti.

Ai ka përmendur gjithashtu ndryshimet në ligjin për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke deklaruar se do të punohet së bashku për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”, shprehet Kurti.

Kryeministri ka falënderuar deputetët pjesëmarrës në votim, si dhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për pranimin e propozimit.

“Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!”, shkruan ai.

Në fund të reagimit të tij, Kurti ka uruar presidenten e re dhe qytetarët e Kosovës: “Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!”

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid0h7oixdfLjdC4rBXoY6TUJj5QAXdd1p4tQFQ5mXqThZe4r5iijDQXDjVmitrsmvgrl&show_text=true&width=500

https://ff3273336c02f1cd732eb8cc79eb2434.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular