HomeKronikeDETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë...

DETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

Advertismentspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Durrës, ku një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1 të qytetit.

Bëhet fjalë për shtetasen E. S., 25 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën në banesë. Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka mbërritur në apartament.

Një nga detajet që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është fakti se pranë 25-vjeçares është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç. I mituri fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Megjithatë, shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe pritet të hidhet dritë mbi të pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve përkatëse

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular