HomeBotaVIDEO/Shemben tre katet e një pallati në Stamboll, shtatë persona nën rrënoja

VIDEO/Shemben tre katet e një pallati në Stamboll, shtatë persona nën rrënoja

Advertismentspot_img

Tre katet e para të një ndërtese shumëkatëshe janë shembur në lagjen Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar panik dhe duke lënë shtatë persona të bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve turke, ende nuk dihen shkaqet e shembjes së pjesëshme të ndërtesës. Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, bëri me dije se në apartamentet e pjesës së shembur jetonin 12 persona. Pesë prej tyre janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa dy kanë pësuar lëndime.

Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse, ekipe mjekësore dhe njësi të kërkim-shpëtimit. Operacioni për gjetjen dhe nxjerrjen e shtatë personave të mbetur nën rrënoja vijon intensivisht.

Autoritetet kanë arritur të vendosin kontakt me katër prej personave që dyshohet se ndodhen ende të bllokuar, çka ka rritur shpresat për një operacion të suksesshëm shpëtimi.

Ndërtesa ishte ndërtuar në vitin 1987 dhe përbëhej nga gjashtë kate, ndërsa në katin përdhes ndodheshin disa ambiente tregtare. Në total, në godinë jetonin rreth 33 persona.

Ekipet e shpëtimit po punojnë me kujdes për të shmangur shembje të tjera dhe për të arritur te personat e bllokuar. Autoritetet pritet të nisin edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e shembjes dhe nëse godina përmbushte standardet e sigurisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular