HomeAktualitetStudentët përplasen me policinë, përfundon mbledhja e qeverisë, zbardhet qëndrimi i Ramës

Studentët përplasen me policinë, përfundon mbledhja e qeverisë, zbardhet qëndrimi i Ramës

Advertismentspot_img

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e cila nisi rreth orës 12:30 në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Kryeministri Edi Rama u ka thënë ministrave se personat që janë përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë, ndërsa për pjesën tjetër të protestuesve, që sipas tij janë studentë, ka theksuar se duhet të dëgjohen.

Në mbledhje me ministrat Rama nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi me ministrin e Brendshëm Demo për faktin se si u menaxhua dje protesta nga Policia e Shtetit.

Deklaratat e Ramës vijnë pas përleshjeve të protestës së djeshme, dhe tensioneve në protestën e sotme, mes protestuesve dhe forcave të policisë. 

Një ditë më parë 23 protestues u shoqëruan dhe 7 të tjerë morën trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që demonstrata po vijon për të dytën ditë radhazi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular