Një nga studentet, Samanda Toçka ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në protestën e mbajtur këtë të enjte.
Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan.
Studentja theksoi se rinia e ka humbur besimin dhe se në vend nuk ka perspektivë.
Studentja: Unë vij nga Prrenjasi dhe kam 5 vite në Tiranë. Vij nga një familje e thjeshtë, jemi një familje që jemi shpërndarë sa në vendlindje, sa në Tiranë dhe sa jashtë vendit.
Babai im ka disa dekada që është jashtë vendit si emigrant. Situata në Shqipëri për të rinjtë është e keqe. Unë nuk kam votuar asnjëherë, se më duhet të votoj në Prrenjas dhe nuk e kam pasur mundësinë.
Nuk shoh të ardhme të mirë për rininë, madje si protestues na kanë ofenduar politikanët. Nuk besoj as tek politikanët e rinj, sepse ata nuk kanë dalë në protestë.







