HomeLifestyleSalem, macja me 3 këmbë që nderohet me një koleksion librash

Salem, macja me 3 këmbë që nderohet me një koleksion librash

Advertismentspot_img

Salem, një nga macet më të dashura nga banorët e qytetit Daventry, në Northamptonshire të Anglisë, u nda nga jeta në fillim të këtij viti, në moshën 15-vjeçare. Ai ishte bërë një figurë e njohur dhe e dashur për komunitetin vendas, ku kalonte kohën duke u shoqëruar me blerësit dhe kalimtarët në rrugën kryesore tregtare të qytetit.

Dashuria e banorëve për macen me tri këmbë ishte aq e madhe, sa ata mblodhën mijëra paund për të financuar ngritjen e një statuje përkujtimore në nder të tij.

Tashmë, një shtëpi botuese lokale po përgatitet të nxjerrë në qarkullim tri libra me histori kushtuar Salem-it. Një pjesë e të ardhurave nga shitjet do të përdoret për të kontribuar në fondin e krijuar për realizimin e statujës prej bronzi.

Një përfaqësues i organizatës Discover Daventry u shpreh për BBC se “Salem i solli kaq shumë gëzim Daventry-t dhe është e mrekullueshme të shohësh se si ai vazhdon të frymëzojë njerëzit. Mes statujës dhe këtyre librave, historia e tij do të përcillet brez pas brezi”.

Shkrimtarët vendas i kushtojnë tregime maces së dashur

Në krijimin e historive për Salem-in kanë kontribuar anëtarët e klubit lokal të shkrimit Suddenly Writing Club. Nga tregimet e përgatitura, katër prej tyre janë përzgjedhur për botim.

Cheryl Thallon, pronarja e librarisë Suddenly on Sheaf Street, shprehu kënaqësinë për këtë nismë dhe për mundësinë që autorët vendas të ndajnë krijimet e tyre me publikun.

“Ne kërkojmë gjithmonë mundësi për të botuar histori nga autorë të Daventry-t”, tha ajo.

“Klubi ynë i shkrimit, që zhvillon aktivitetin në librarinë Suddenly on Sheaf Street, ka disa shkrimtarë vërtet të talentuar. Jemi shumë të lumtur që do të botojmë tregimet e tyre për Salem-in”, shtoi Thallon.

Katër tregimet do të përfshihen në një koleksion të botuar në tri libra, të cilët do të prezantohen gjatë një aktiviteti të posaçëm. E ftuara e nderit do të jetë Erin Hills, pronarja e Salem-it.

Përmes këtyre botimeve, banorët e Daventry-t synojnë të ruajnë kujtimin e një maceje të veçantë, e cila, pavarësisht se kishte vetëm tri këmbë, u bë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular