HomeKronikeVrasja e dyfishtë në Kamëz, autori dhe vëllezërit Islamaj ishin fqinjë! Ngjarja...

Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori dhe vëllezërit Islamaj ishin fqinjë! Ngjarja u shënua në rrugë

Advertismentspot_img

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar paraditen e kësaj të hëne në zonën e Bathores. 

Të vrarë mbetën dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur mbeti vëllai tjetër Shefqet Islamaj. Autori i krimit është Ngushëllim Manzi, punonjës i Policisë Ushtarake, i arrestuar.

Sipas informacioneve autori dhe vëllezërit ishin fqinjë me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja u shënua në rrugë, pranë banesës së Islamajve.

Mësohet se vëllai i plagosur ka marrë plumb në gjoks dhe se ndodhet në gjendje të rëndë tek Spitali i Traumës.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular