HomeLifestyle2 mijë euro shpërblim/Oriola Marashi pas humbjes së qenushes së saj: Mos...

2 mijë euro shpërblim/Oriola Marashi pas humbjes së qenushes së saj: Mos më sulmoni, ndjej dhimbje të pashpjegueshme!

Advertismentspot_img

Modelja shqiptare Oriola Marashi po kalon momente të vështira pas humbjes së qenushes së saj, Lola, në zonën e Lagunës së Patokut. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka kërkuar ndihmën e publikut për ta gjetur, duke ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh për personin që arrin ta kthejë pranë saj.

Lola është e racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë, ndërsa në momentin e humbjes mbante një rrip të zi. Modelja u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë apo që kanë informacion për vendndodhjen e qenushes, të kontaktojnë sa më shpejt

Krahas apelit për gjetjen e Lolës, Oriola ka ndarë edhe një mesazh emocional, ku është ndalur te situata e krijuar në vend dhe përplasjet e dhunshme gjatë protestave.

“Më dhemb shpirti për çdo të ri që sot po përballet me dhunën në shesh, për çdo prind që dridhet nga frika për fëmijën e tij dhe për një rini që po ngre zërin sepse kërkon të dëgjohet”, është shprehur modelja.

Ajo ka theksuar se asnjë i ri nuk duhet të ketë frikë se mund të lëndohet teksa del për të kërkuar të drejtat e veta.

Megjithatë, Oriola u ka kërkuar ndjekësve që të mos e sulmojnë për faktin se, në këtë periudhë protestash, po kërkon ndihmë për gjetjen e qenushes së saj.

Ajo ka shpjeguar se edhe vetë po përjeton një dhimbje të vështirë për t’u përshkruar dhe se kërkimi për Lolën nuk synon të zbehë rëndësinë e asaj që po ndodh në vend.

“Unë nuk po ia heq zërin askujt, thjesht po kërkoj ndihmë për një qenie që e dua dhe që mund të jetë diku e humbur dhe e frikësuar”, ka shkruar ajo.

Përmes këtij reagimi, modelja ka shprehur njëkohësisht shqetësimin për të rinjtë që përballen me dhunën gjatë protestave dhe dhimbjen personale për humbjen e qenushes së saj, duke kërkuar mirëkuptim në një moment të vështirë për të.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular