HomePolitike“Është një luftë hibride”, Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar...

“Është një luftë hibride”, Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar aktet e dhunshme në protestat e fundit si pjesë të një lufte hibride të mirëorganizuar nga aktorë të huaj.

Përmes një analize të numrit të të lënduarve nga të dyja palët, kryeministri theksoi se rreth 200 efektivë policie janë lënduar, ndërsa nga ana e protestuesve janë 80.

“Ky është një sulm që organizohet në një perimetër të mirëpërcaktuar, që ushtrohet nga duar të stërvitura dhe ushqehet nga zjarri i brendshëm, nga aktorë të huaj.

Është një luftë hibride që funksionon deri në këtë masë. Sigurisht që shqetësimet janë reale dhe, në këtë projeksion, një nga pikat ku insistohet është se policia po dhunon protestuesit, fëmijët dhe të miturit.

Ka një fakt shumë të thjeshtë, aty ku përdoret forcë disproporcionale, raportimet për të lënduarit në anën e protestuesve dhe në anën e policisë tregojnë natyrisht një raport të zhdrejtë, ku ka protestues të lënduar më shumë sesa policë.

Jemi deri afër 200 efektivë të lënduar, jemi 80 protestues të plagosur, ndër të cilët më pak se gjysma janë studentë, as studentë, as nxënës, të rinj të grupit të zjarrit, të maskuar, të paguar, të sjellë nga periferitë për të sulmuar policinë dhe për të krijuar frymën e terrorit”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular