HomePolitikeRama u kërkoi dialog studentëve, reagon Ervin Salianji: Koha jote ka mbaruar,...

Rama u kërkoi dialog studentëve, reagon Ervin Salianji: Koha jote ka mbaruar, je duke folur me karriget bosh

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama ka mbetur vetëm dhe se është izoluar nga qytetarët. Sipas demokratit, ftesa e Ramës për dialog me studentët është marifet i vjetër i tij dhe hile për të përçarë shoqërinë. 

“Mbaroi koha e kërcënimeve. Mbaroi koha e Ramës! Koha e llogaridhënies ka ardhur. Jep dorëheqjen”, shkruan Salianji.

 
Postimi i Salianjit

I izoluar, i përbuzur, i neveritshëm për qytetarët. I mbetur të flasë vetëm me veten dhe karriget bosh. Të gjithë i rrinë larg, sikur të ishte lebroz. Jep dorëheqjen! Mjaft me marifetet e vjetra, me hilet për të përçarë shoqërinë dhe për të mbajtur me çdo kusht pushtetin.
Dje kërcënoje qytetarët me autokraci, me lista ndalimi për të dalë jashtë vendit. Por e vërteta është se ti je ai që nuk del dot as nga bunkeri i frikës, i rrethuar nga pushteti që të ka verbuar dhe nga arroganca që të ka izoluar.

I rrethuar nga populli! Ky nuk është më pushtet. Është vetmia e një njeriu që ka humbur kontaktin me realitetin dhe që mendon se frika mund ta mbajë përgjithmonë në pushtet. Mbaroi koha e kërcënimeve. Mbaroi koha e Ramës! Koha e llogaridhënies ka ardhur. Jep dorëheqjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular