HomeLifestyle“Kam shumë frikë!” Cardi B zbulon ndërhyrjen estetike që po mendon të...

“Kam shumë frikë!” Cardi B zbulon ndërhyrjen estetike që po mendon të bëjë

Advertismentspot_img

Reperja e njohur Cardi B ka rrëfyer se po mendon t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje estetike në gjoks, pasi nuk është e kënaqur me pamjen e tij pas lindjes së katër fëmijëve. Megjithatë, artistja ka pranuar se ideja e një operacioni të ri e frikëson.

Gjatë një bisede në platformën X Spaces, 34-vjeçarja tregoi se dëshiron të përmirësojë pamjen e gjoksit, të cilin e ka zmadhuar për herë të parë në moshën 18-vjeçare.

“Nuk do të gënjej, dua më në fund të rregulloj gjoksin tim”, tha Cardi B, duke pranuar se ka shumë frikë nga kjo ndërhyrje, ndonëse nuk i trembet operacioneve të tjera.

Reperja shpjegoi se katër fëmijët e saj kanë ndikuar në ndryshimin e pamjes së gjoksit, të cilin e përshkroi me fjalë mjaft të drejtpërdrejta. Ajo theksoi se nuk dëshiron të ndryshojë përmasat, por vetëm të përmirësojë pamjen e tij.

“Kam këtë gjoks prej njëqind vjetësh. E kam pasur për një kohë shumë të gjatë dhe është varur jashtëzakonisht shumë”, u shpreh ajo.

Pavarësisht dëshirës për të kryer ndërhyrjen, Cardi B ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar.

“Megjithatë, nuk e di nëse do ta bëj operacionin. Them se dua ta bëj. E them prej shumë kohësh, por nuk e di nëse do të vendos vërtet”, përfundoi reperja.

Cardi B ka treguar edhe më parë se vendimin për zmadhimin e gjoksit e mori në moshën 18-vjeçare, kur punonte si kërcimtare dhe mundi të përballonte financiarisht ndërhyrjen. Në një bisedë me Mariah Carey për revistën Interview, në vitin 2021, ajo zbuloi se pas këtij vendimi qëndronin pasiguritë që kishte për trupin gjatë rinisë, kur komentet për format e saj e bënin të ndihej keq me veten.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular