HomeAktualitetÇfarë po ndodh me 9 studentët pas protestës te Ministria e Arsimit?...

Çfarë po ndodh me 9 studentët pas protestës te Ministria e Arsimit? Fotot bëhen virale në rrjet ku shpallen të “zhdukur”, zbulohet e vërteta

Advertismentspot_img

Një postim që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale ka shkaktuar alarm, pasi në të pretendohej se nëntë studentë kishin humbur kontaktet me familjarët pas protestës së zhvilluar në mbrëmje pranë Ministrisë së Arsimit. Postimi shoqërohej me fotografitë e të rinjve, ndërsa pretendohej se ata nuk po gjendeshin dhe se kishin fikur edhe telefonat celularë. Informacioni ngriti shqetësime për fatin e tyre, duke nxitur reagime në rrjet.

Por ndërsa fotografitë vijonin të shpërndaheshin, ka ardhur një reagim zyrtar që hedh poshtë pretendimet për zhdukjen e studentëve. Agjencia për Media dhe Informim ka sqaruar se të nëntë të rinjtë janë shëndoshë e mirë dhe se lajmi që po qarkullon është krejtësisht i pavërtetë.

“Në lidhje me këto fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sqarojmë se studentët e shfaqur në to kanë konfirmuar personalisht pranë Universitetit të tyre se janë shëndoshë e mirë dhe se ky lajm është krejtësisht i pavërtetë!”, thuhet në reagim.

Sipas MIA-s, edhe vetë studentët kanë shprehur shqetësimin për publikimin e fotografive të tyre dhe për alarmin e shkaktuar te familjarët.

“Vetë studentët kanë shprehur shqetësimin për publikimin dhe përhapjen e këtyre fotografive, të cilat kanë shkaktuar alarm dhe shqetësim të panevojshëm te familjarët e tyre”, vijon deklarata.

Reagimi i MIA-s:

Në lidhje me këto fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sqarojmë se studentët e shfaqur në to kanë konfirmuar personalisht pranë Universitetit të tyre se janë shëndoshë e mirë dhe se ky lajm është krejtësisht i pavërtetë!

Vetë studentët kanë shprehur shqetësimin për publikimin dhe përhapjen e këtyre fotografive, të cilat kanë shkaktuar alarm dhe shqetësim të panevojshëm te familjarët e tyre.

U bëjmë thirrje mediave dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara dhe interpretimet që krijojnë panik të panevojshëm te qytetarët dhe familjarët e studentëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular