HomeBotaPresidenti i SHBA, Donald Trump: Nuk do të lejojmë që ajo që...

Presidenti i SHBA, Donald Trump: Nuk do të lejojmë që ajo që po ndodh në Francë të ndodhë edhe këtu

Advertismentspot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar në lidhje me protestat dhe trazirat në Francë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që situata të ngjashme të ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një fjalimi në Karolinën e Jugut, Trump u shpreh me tone të ashpra ndaj atyre që krijojnë skena dhe nxisin tensione.

“Folëm për Francën dhe kjo është ajo që propozojnë ata idiotë që ngrihen për të bërë skena. E keni vënë re se janë gjithmonë të njëjtat thirrje? Është gjithmonë e njëjta histori, por kjo është ajo që ata do të donin të shihnin në vendin tonë”, deklaroi Trump.

Më tej, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se administrata e tij nuk do të lejojë që një situatë e tillë të përsëritet në territorin amerikan.

“Nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë në vendin tonë”, shtoi presidenti amerikan.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular