Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të përforcohet së shpejti me një tjetër futbollist i cili vjen nga radhët e përfaqësueses së Kosovës. Amar Gërxhaliu është pajisur këto ditë me pasaportën shqiptare dhe me sa duket, është gati të bëhet pjesë e grupit të drejtuar nga trajneri Rolando Maran.
Qendërmbrojtësi, i cili aktivizohet me Erzurumspor në Turqi, ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë para se të kalonte te ato të Kosovës me të cilat do të luante deri me ekipin U21. Ai u përfshi në vitin 2023 edhe në listën e skuadrës së parë të Kosovës, por nuk u aktivizua në asnjë ndeshje me të.
Pajisja e 24-vjeccarit me pasaportën shqiptare, e bën shumë të mundshëm tashmë ndërrimin përsëri te Shqipëria dhe i hap rrugë grumbullimit e aktivizimit të tij me kuqezinjtë. Futbollisti ka qenë titullar në të dy sezonet e fundit me Erzurumspor ndaj afrimi i tij do të ishte një armë më shumë për kuqezinjtë, duke u kthyer në një alternativë të vlefshme për prapavijën e Kombëtares.








