HomeKronikeShisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet...

Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë dhe fishekë

Advertismentspot_img

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, të zhvilluar nga Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat. Të arrestuarit dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, pas një hetimi proaktiv të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre shtetasit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përgatitur dhe shitur lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular