HomeAktualitetProtestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në...

Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim

Advertismentspot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona, ka proceduar penalisht dy të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 20 persona, në kuadër të hetimeve për veprimet e kundërligjshme të dyshuara gjatë tubimeve të 24 dhe 25 tetorit.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore gjatë protestave.

Mes të arrestuarve është edhe një 23-vjeçar me shtetësi gjermane.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale të vjedhjes. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, 20 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular