HomeAktualitetEMRI/Panik në futbollin italian, lojtari bie pa ndjenja pak para ndeshjes dhe...

EMRI/Panik në futbollin italian, lojtari bie pa ndjenja pak para ndeshjes dhe dërgohet në spital

Advertismentspot_img

Momente ankthi janë përjetuar në stadiumin “Vigorito”, pak minuta para ndeshjes mes Beneventos dhe Catanzaros. Gabriele Arditi, futbollisti i skuadrës kalabreze, është ndier papritur keq dhe ka humbur përkohësisht ndjenjat pranë stolit të ekipit të tij.

Alarmi është dhënë menjëherë nga shokët e skuadrës, të cilët kanë njoftuar stafin mjekësor. Ndërhyrja e shpejtë e ekipit të urgjencës së Misericordia bëri të mundur dhënien e ndihmës së parë.

Për fat të mirë, Arditi ka rifituar vetëdijen pas një kohe të shkurtër. Megjithatë, për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm, futbollisti është transportuar në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në stadium dhe vonoi nisjen e takimit me 15 minuta. Ndeshja mes Beneventos dhe Catanzaros filloi vetëm pasi situata u vu nën kontroll.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular