HomeAktualitetVrasja e Arlinda Sylaj-Zekajt, reagon këngëtarja Dafina Zeqiri: “Sa gra duhet me...

Vrasja e Arlinda Sylaj-Zekajt, reagon këngëtarja Dafina Zeqiri: “Sa gra duhet me vdek?”

Advertismentspot_img

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen dhe zemërimin…

Vrasja e Arlinda Sylaj-Zekajt ka nxitur reagime të shumta, mes tyre edhe atë të këngëtares Dafina Zeqiri, e cila ka drejtuar kritika të forta ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohen rastet e grave që përballen me dhunë dhe kërcënime.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen dhe zemërimin për një tjetër jetë të humbur, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave që duhet të garantojnë sigurinë e grave në rrezik.

“E dashur Arlinda, sistemi ka dështu edhe njëherë”, shkruan Dafina në reagimin e saj. Këngëtarja ka ngritur shqetësimin për rastet kur gratë u drejtohen autoriteteve për ndihmë, shprehin frikën për jetën e tyre, por sërish përballen me pasoja tragjike. Sipas mesazhit të saj, kërkesat për mbrojtje duhet të trajtohen me seriozitet dhe urgjencë, përpara se situatat të përfundojnë në tragjedi.

“Sa gra duhet me vdekë, deri sa me fillu me i marrë seriozisht thirrjet e tyne për ndihmë?”, është pyetja e fortë që ajo ka ndarë me ndjekësit. Në përfundim të reagimit, Dafina ka përcjellë një mesazh që shkon përtej dhimbjes për humbjen e një jete: shoqëria dhe institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar tragjedi të tilla, në vend që të reagojnë vetëm pasi ato të ndodhin. Reagimi i artistes rikthen në vëmendje nevojën për përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete, në mënyrë që çdo grua që kërkon ndihmë të dëgjohet dhe të mbrohet në kohë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular