HomeAktualitetGreqi-Shqipëri për 35-40 minuta, drejt përfundimit në vitin 2029 autostrada e re...

Greqi-Shqipëri për 35-40 minuta, drejt përfundimit në vitin 2029 autostrada e re drejt Kakavijës

Advertismentspot_img

Një autostradë e re që do të përmirësojë lidhjen rrugore mes Greqisë dhe Shqipërisë pritet të përfundojë në dhjetor të vitit 2029. Bëhet fjalë për aksin rrugor Janinë–Kakavijë, i cili synon të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe transportin e mallrave mes dy vendeve.

Sipas medias greke “Ta Nea”, pas përfundimit të punimeve, udhëtimi nga Janina deri në pikën kufitare të Kakavijës parashikohet të zgjasë rreth 35–40 minuta.

Projekti ka një gjatësi prej rreth 70 kilometrash dhe një buxhet prej 310 milionë eurosh. Ai konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin e Epirit, duke synuar përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lidhjen më të shpejtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Punimet vijojnë në disa segmente

Autostrada ndahet në dy pjesë kryesore. Segmenti Janinë–Kalpaki do të ketë një gjatësi prej 46.4 kilometrash dhe parashikon ndërtimin e gjashtë nyjeve rrugore të disniveluara. Ndërsa segmenti Kalpaki–Kakavijë, me gjatësi 23.1 kilometra, përfshin përmirësimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.

Aktualisht, punimet janë në zhvillim në disa zona, përfshirë Kosmirën, Asvestohorin dhe zonën ku aksi i ri do të lidhet me autostradat “Egnatia” dhe “Ionia”. Një nga veprat kryesore është një urë rreth 560 metra e gjatë, me 14 hapësira.

Lidhje më e shpejtë edhe drejt Europës

Me përfundimin e projektit, aksi i plotë rrugor nga Antirrio përmes Mesolongjit, Agrinios dhe Janinës deri në Kakavijë, me gjatësi rreth 264 kilometra, parashikohet të përshkohet për afro 2 orë e 15 minuta.

Rruga do të jetë pjesë e korridorit europian të transportit Orient/East-Med dhe e të ashtuquajturit “Korridori Blu”, që synon të lidhë Triesten me Kalamatan, duke nxitur shkëmbimet tregtare dhe lëvizjet turistike në Europën Juglindore.

Sipas informacionit të publikuar nga media greke, përfundimi i aksit Janinë–Kakavijë parashikohet për dhjetorin e vitit 2029. Projekti pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin rrugor në Epir dhe lidhjen e tij me Shqipërinë.

Burimi: “Ta Nea”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular