Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para ndërtesës së Gjykatës në Pejë në shenjë proteste. Ata kanë kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Të mbledhur në shenjë revolte dhe solidarizimi, protestuesit mbartën në duar fotografi të viktimës, duke bërë thirrje që organet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse të veprojnë me transparencë, seriozitet dhe vendosmëri në zbardhjen e plotë të këtij rasti. Ata theksuan se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe autori i ngjarjes të marrë përgjigjen e merituar përpara ligjit.
Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë para Gjykatës në Pejë
RELATED ARTICLES







