HomeBotaNga 70-vjeçarja që udhëtonte drejt dasmës së vajzës te të rinjtë që...

Nga 70-vjeçarja që udhëtonte drejt dasmës së vajzës te të rinjtë që po ktheheshin në shtëpi, historitë e të zhdukurve në tragjedinë hekurudhore në Spanjë

Advertismentspot_img

Spanja vijon të jetë e tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor, ku 68 persona humbën jetën pasi dy trena u përplasën të mërkurën në mëngjes.

Përveç hetimeve për shkaqet e tragjedisë dhe bilancin e viktimave, vëmendja është përqendruar edhe te historitë e pasagjerëve që mbetën të plagosur ose rezultojnë të zhdukur pas përplasjes.

Një prej tyre është 70-vjeçarja Ana Aviles, e cila udhëtonte e vetme në vagonin 7 të trenit me shpejtësi të lartë AVE. Ajo ishte ulur në vendin 18B kur ndodhi aksidenti.

Aviles po udhëtonte drejt Seviljes për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së saj, e cila do të martohej të shtunën me të fejuarin, Francisco Jimenez.

Ky i fundit i tha gazetës El Español se familjarët e Aviles kishin shkuar në zonën e aksidentit dhe kishin kërkuar në çdo vend të mundshëm.

“Shkuam në qendrën sportive, në spitale, kudo”, tregoi ai.

Në të njëjtin tren udhëtonte edhe 27-vjeçari Juan José García Palacios, nga Sevilja. Ai ndodhej në vendin 108C të vagonit 8 dhe po kthehej pranë familjes pas një jave pune.

Palacios punon për Ministrinë e Brendshme në Madrid. Sipas kushëririt të tij, i riu dëshironte të kthehej në vendlindje për të kaluar disa ditë me të afërmit në shtëpinë e tyre në Utrera.

Një tjetër i zhdukur është 22-vjeçari David Reina Reguera, nga Malaga, i cili jeton në Madrid dhe punon si teknik treni. Edhe ai po udhëtonte i vetëm në vagonin 8 të trenit AVE, me destinacion Malagën, ku planifikonte të kalonte disa ditë me familjen.

Sipas tezes së tij, Davidi është 1,85 metra i gjatë, ka flokë të zinj dhe mban një vath në veshin e majtë.

Në një vagon përpara atij ku udhëtonte Reina Reguera ndodhej edhe 69-vjeçarja Sharona Freudman, një pensioniste nga Kanadaja. Ajo udhëtonte së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, të cilët shpëtuan dhe po marrin trajtim në spital.

Sipas mbesës së Freudman, ata ndodheshin në vagonin e restorantit kur ndodhi aksidenti.

Në vagonin 7 udhëtonte gjithashtu Roberto Alfonso Delgado Andrade, i cili po shkonte në Sevilje së bashku me arkitekten Patricia Fernandez.

Vajza e tij tha se familja nuk kishte arritur të merrte ende informacion për fatin e tij, pavarësisht përpjekjeve për ta kontaktuar.

“E kemi telefonuar gjithë ditën, ia kanë gjetur celularin, por nuk po na tregojnë asgjë”, deklaroi ajo.

Sipas përshkrimit të së bijës, Delgado Andrade është 1,76 metra i gjatë dhe ka flokë të zinj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular