HomeAktualitetRrëzohet helikopteri italian i "EUFOR" në Bosnje, dyshohet për disa viktima! Incidenti,...

Rrëzohet helikopteri italian i “EUFOR” në Bosnje, dyshohet për disa viktima! Incidenti, pranë kufirit me Serbinë

Advertismentspot_img

Një helikopter ushtarak italian u rrëzua të enjten në Bosnje. Helikopteri i tipit CH-47, i dislokuar në kuadër të operacionit “EUFOR Althea” në Bosnje-Hercegovinë, u rrëzua për shkaqe që aktualisht janë nën hetim.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë, njoftojnë mediat italiane. Ministria italiane e Mbrojtjes deklaroi se, për momentin, “nuk është e mundur të jepen detaje të mëtejshme, derisa të ketë informacione më të sakta, veçanërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore të personelit të përfshirë”.

Një kryetar bashkie vendas njoftoi se tre persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur. Ai nuk e specifikoi kombësinë e tyre.
Forca e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë (EUFOR) njoftoi, gjatë një operacioni rutinë pranë qytezës së Goricës, e cila ndodhet në distriktin e Brçkos, afër kufirit me Serbinë, ka ndodhur një incident që përfshin rrëzimin e një mjeti fluturues të misionit ushtarak ndërkombëtar.

Ende nuk është e qartë nëse tre personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën, dhe as nuk është konfirmuar kombësia e tyre. Sipas raporteve jozyrtare, të tre personat në bord kanë vdekur si pasojë e rrëzimit. “EUFOR po kryen një hetim të plotë dhe të thelluar mbi incidentin dhe do të ofrojë informacione të mëtejshme sapo të jenë vërtetuar faktet dhe të jetë momenti i duhur për ta bërë këtë,” deklaroi misioni i BE-së, i cili përfshin edhe një kontingjent italian.

Sipas kryetarit të bashkisë së Brçkos, Sinisa Milic, ka tre viktima dhe 12 të plagosur. EUFOR u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara ose dezinformatave, dhe të kërkojnë përditësime mbi incidentin ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare.

Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve ANSA në Sarajevë nga kryetari i bashkisë së Brçkos, Sinisa Milic.

Personeli mjekësor mbetet në gatishmëri të lartë,” shtoi Milic. Detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e personave në bord, si dhe shkaqet e rrëzimit, do të bëhen të ditura pasi autoritetet të kenë përfunduar verifikimet e nevojshme dhe të kenë publikuar gjetjet e hetimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular