HomeAktualitetVIDEO/Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

VIDEO/Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

Advertismentspot_img

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të mësojnë nëse të afërmit e tyre janë mes 68 viktimave të konfirmuara deri më tani.

Siç raporton laregion.es, një i ri me emrin Erik, i cili ndodhej në njërin prej dy trenave të përfshirë në aksident, u ribashkua këtë pasdite me familjen e tij në stacionin Santa Justa të Seviljes.

Kamerat televizive filmuan momentin prekës kur i riu përqafon një grua, që dyshohet se është nëna e tij. Të dy përqafohen fort, ndërsa Eriku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot. Familjarët shfaqen të lehtësuar që ai ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet.

Pak më vonë, pasi u qetësua, Eriku tregoi për përjetimin e tij: “U nisa duke ecur me këmbët e mia. Valixhja mbeti në tren. Ndjeva sikur duhej të largohesha”.

Stacioni Santa Justa i Seviljes është kthyer në një nga pikat kryesore të ndihmës për të prekurit nga aksidenti. Aty janë krijuar hapësira për mbështetje mjekësore dhe psikologjike, si dhe për informimin e familjarëve të viktimave.

https://twitter.com/adirecto/status/2115512618660290716/video/1

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular