HomePolitike"Me sanksionet më bënë nder"/ Berisha tregon nëse do të takohet me...

“Me sanksionet më bënë nder”/ Berisha tregon nëse do të takohet me ambasadorin amerikan Eric Wendt

Advertismentspot_img

Lideri i opozitës foli gjithashtu për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë sanksion tjetër përveç revokimit të vizës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha folur në lidhje me raportin që ai ka me ambasadori ne ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. 

Në një intervistë për A2 CNN, i pyetur se kur do ta takojë ambasadorin e ri, Berisha nuk dha përgjigje por shtoi se për këtë duhet pyetur vetë diplomati amerikan. 

“Duhet të pyesni ambasadorin amerikan, jo mua”– tha Berisha.  

Lideri i opozitës foli gjithashtu për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë sanksion tjetër përveç revokimit të vizës. Berisha u ndal edhe te verifikimet e pasurisë së tij dhe familjarëve, duke i cilësuar ato si një proces të plotë verifikimi, nga i cili, sipas tij, nuk është konstatuar asnjë shkelje. 

“Unë nuk kam patur asnjë sanksion tjetër përveç vizës. Ka ligje të tjera që parashikojnë gjëra të tjera. Në atë kohë, u dërgua në Thesar kërkesa, pa asnjë bazë, për verifikim pasurie. Thesari tha që nuk ka asnjë motiv për sanksione ndaj Sali Berishës. Mua më bënë nder pasi u bë një vetting dhe unë jam i vetmi politikan në Europë me dy vetting. Vetting të plotë deri te nipërit e mi para lindjes. Zero u gjet. U gjet se dhëndri im dhe vajza ime kanë sponsorizuar 3 familje me fëmijë me autizëm në qendrën ku bashkëshortja ime punon prej 20 vitesh pa asnjë lloj shpërblimi. Kanë arritur deri aty, sikur të ishin nazistë, që të publikojnë emrat e fëmijëve autikë, duke traumatizuar familjet. Kështu që, unë u them studentëve që të mos presin kurrë zgjidhje nga individë të korruptuar”, tha Berisha. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular