HomeAktualitetNis protesta! Qytetarët grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, demokratët nisen nga selia...

Nis protesta! Qytetarët grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, demokratët nisen nga selia blu

Advertismentspot_img

Ka nisur protesta kombëtare e paralajmëruar për t’u zhvilluar ditën e sotme. 

Studentë, qytetarë të tjerë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë marshuar në grupe drejt “Rrugës së Durrësit” dhe janë vendosur para Ministrisë së Arsimit.

Demokratët, të udhëhequr nga deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e kanë nisur marhsimin nga selia blu. 

Studentët gjithashtu kanë njoftuar se në orën 14:00 do të vijojnë protestën para Kryeministrisë. Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta dhe nëse do të ketë përplasje me policinë. Në protestat e mëparshme janë regjistruar disa incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. 

Tubimi i fundit kombëtare u zhvillua më 24 tetor, ku pati përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve. 

Prej 31 majit, qytetarë u ngritën në protestë për të kundërshtuar projektet që pritet të zhvillohen në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Kjo lëvizje u pagëzua me emrin “Revolucioni Flamingo” dhe karakterizohej nga tubime paqësore. Tensionet e para u regjistruan në ditët kur kjo protestë u zhvendos nga Kryeministria, tek godina e Parlamentit, kur zhvilloheshin seancat plenare. Aty ka patur përplasje me policinë, pasi protestuesit gjuanin deputetët me vezë. Përshkallëzimi më i ashpër erdhi më 13 tetor, kur studentët nisën një revoltë të dhunshme. Ata sulmuan biznese private dhe institucione shtetërore, teksa u përplasën fizikisht edhe me policinë. Nga episodet e dhunës u dëmtuan efektivë por edhe shumë protestues.   

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular