HomeAktualitetPolitologu Ardit Gjinali: Serbia, pushtet i ndryshuar - mendësi e njëjtë

Politologu Ardit Gjinali: Serbia, pushtet i ndryshuar – mendësi e njëjtë

Advertismentspot_img


Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin “Edicioni Special” , Klan Kosova, mbi zhvillimet rajonale veçanërisht mbi aktualitetin post-zgjedhor në Serbi, moment politik që shënoi ndryshimin e pushtetit politik pas 14 vitesh qeverisjeje të ish-Presidentit Vuçiç.
Përtej konsiderimit të humbjes së VUÇIÇ si një lajm të mirë për demokracinë, Gjinali theksoi që gjasat janë të mëdha mbi përsëritjen e qasjes hipokrite të Republikës së Serbisë në politikën e jashtëm me të quajturën “barazvlefshmëri “ mes SHBA-RUSI-KINË-BE ku vijimi i mos-sanksionimit ose jo të Federatës Ruse do të përbëjë provën e qartë nëse do ketë ndryshim thelbësor. Sipas Gjinalit, gjasat janë minimale mbi një vendosje të mundshme sanksionesh ndaj Federatës Ruse nga ky koalicion politikisht heterogjen që pritet të marrë zyrtarisht pushtetin në Serbi.
Në fund, në aspektin e brendshëm, Gjinali vlerësoi që prova e vërtetë politike për ndryshim mbi koalicionin e ri qeverisës do të jetë trajektorja e veprimit politik dhe qeverisës ndaj një trekëndëshi dominant në politikën dhe jetën publike Serbe përkatësisht :- “Krimi i Organizuar- Kisha -Shërbimet Sekrete”.
Gjinali shprehu vlerësimin dhe mendimin që ndryshimi i pushtetit politik në Serbi nuk dërgon në ndryshim të strategjisë politike Serbe në raport me faktorin Shqiptar, çështjen e Kosovës dhe mundësisë së distancimit nga Lindja Politike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular