HomeLifestyle“Shtatzënia ektopike për pak më mori jetën”, nga WWE te portali për...

“Shtatzënia ektopike për pak më mori jetën”, nga WWE te portali për të rritur, ylli i mundjes rrëfen momentin e vështirë: I dashuri më la dhe më pushuan nga puna

Advertismentspot_img

Ish-mundësja e WWE-së, Elayna Black, ka treguar arsyet që e shtynë të hapte një llogari në platformën OnlyFans, pas largimit nga kompania prestigjioze e mundjes profesioniste.

25-vjeçarja, e njohur më parë me emrin Cora Jade, ishte pjesë e WWE-së që prej vitit 2021, ku për katër vite garoi në kategorinë zhvillimore NXT. Megjithatë, ajo nuk arriti asnjëherë të ngjitej në rosterin kryesor dhe në vitin 2025 u largua nga kompania.

Pas një periudhe të shkurtër në TNA dhe më pas në garat e pavarura, Black vendosi t’i drejtohej OnlyFans, duke pranuar se vendimi erdhi në një moment të vështirë të karrierës së saj.

Në një intervistë për kanalin e TNA-së në YouTube, ajo u shpreh se nuk ishte rritur me dëshirën për t’u bërë modele në këtë platformë, pasi ëndrra e saj e vetme kishte qenë mundja profesioniste.

“Unë nuk jam rritur duke ëndërruar të bëhesha modele në OnlyFans. Jam rritur duke ëndërruar të bëhesha mundëse. Fatkeqësisht, ëndrra ime m’u shua pa pasur asnjë kontroll mbi këtë situatë”, deklaroi ajo.

Black shtoi se, kur iu krijua mundësia për të fituar para në moshën 24-vjeçare, vendosi ta shfrytëzonte atë dhe të ishte e kujdesshme me mundësitë e reja që i ofroheshin.

Ajo tregoi gjithashtu se hapja e llogarisë në OnlyFans i solli mundësi të tjera profesionale, të cilat më parë nuk i kishte marrë në konsideratë, pasi ishte e përqendruar vetëm te karriera në ring.

Pavarësisht rikthimit në TNA në janar, llogaria e saj në platformë vijon të jetë aktive.

Gjatë intervistës, ish-ylli i WWE-së foli edhe për paragjykimet me të cilat përballen krijueset e përmbajtjeve në OnlyFans. Sipas saj, një nga problemet më të mëdha është perceptimi se publikimi i përmbajtjeve në platformë u jep të tjerëve të drejtën të ndërhyjnë në jetën e tyre private apo t’i trajtojnë në mënyrë fyese.

Në dokumentarin e fundit të TNA-së, të publikuar më 29 tetor, Elayna Black ka zbuluar edhe një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, kur në janar të vitit 2023 përjetoi një shtatzëni ektopike, e cila i rrezikoi jetën.

25-vjeçarja tregoi se shtatzënia nuk mund të vazhdonte, ndërsa gjendja e saj u përkeqësua pasi pësoi hemorragji të brendshme. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Pata një shtatzëni ektopike. Nuk ishte një shtatzëni që mund të vazhdonte dhe ishte shumë e rrezikshme për jetën. Kisha hemorragji të brendshme, shumë të rëndë, ndaj më dërguan menjëherë në operacion urgjent”, rrëfeu ajo.

Ish-mundësja pranoi se muajt pas ndërhyrjes ishin periudha më e vështirë për shëndetin e saj mendor. Ajo tregoi se përjetoi depresion të rëndë, nuk ushqehej dhe nëna e saj u detyrua të jetonte me të për ta ndihmuar të kalonte atë gjendje.

Por problemet nuk përfunduan me kaq. Në janar të vitit 2024, gjatë një ndeshjeje kundër Lyra Valkyria, ajo pësoi një dëmtim të rëndë në gju, duke këputur ligamentet ACL dhe MCL, si dhe të dy meniskët. Ndërkohë, iu desh të përballonte edhe ndarjen nga partneri dhe vdekjen e qenit të saj, përpara se në maj të vitit 2025 të largohej nga WWE.

“Kam pasur shtatzëninë ektopike, partneri më la, dëmtova gjurin, më ngordhi qeni dhe disa muaj më vonë më pushuan nga puna”, tregoi Black, duke përshkruar një periudhë në të cilën ndiente se kishte humbur gjithçka.

Ajo pranoi se pas gjithë këtyre ngjarjeve kishte frikë të lidhej emocionalisht me diçka tjetër, pasi çdo gjë që kishte rëndësi për të po i largohej nga jeta.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular