HomeAktualitetTensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia...

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë

Advertismentspot_img

Kanë nisur tensionet tek Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur ujë kundrejt protestuesve.

Autoboti me ujë ka përparuar, duke spostuar një grup protestuesish, të cilët, sipas pamjeve, kanë hedhur sende të forta, duke i qëlluar efektivët me llastiqe, gurë dhe sende të forta.

Pas këtij aksioni, protestuesit janë tërhequr disi, ndërsa në sfond dëgjohet autoparlanti i policisë, e cila u bën thirrje protestuesve të tërhiqen, në të kundërt do të veprohet.

Ndërkohë, në sfond dëgjohen të rinjtë, të cilët thërrasin në kor: “Ju erdhi fundi!”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular