Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta kombëtare.
Protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave, ndërkohë që kanë ndezur edhe tymuese. Dy të rinj shihen duke hipur mbi koshat, pavarësisht flakëve.
Më herët, protesta ka regjistruar përplasje të forta, pasi në tubim u bashkua edhe Partia Demokratike.
Të rinjtë kanë pritur përfaqësuesit e PD-së me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, e po ashtu, kanë tentuar të largojnë deputetët. Këta të fundit kanë qëndruar të distancuar pas këtyre thirrjeve, teksa mbështetësit e tyre kanë nisur të debatojnë me qytetarët e tjerë.







