Jack Grealish përfundon sërish në vorbullën e polemikave në Angli. Futbollisti i Evertonit, u la jashtë skuadre për ndeshjen e Carabao Cup me Newcastle si masë disiplinore dhe tani janë mësuar detajet në lidhje me dy netët e festave të zhvilluara para ndeshjes ku ai ishte protagonist.
Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, futbollisti angleze shkoi në festë në Londër në 19 tetor pasi mori pjesë në ceremoninë e Pride of Britain Awards. Në përfundim të ceremonisë, Grealish shkoi edhe në një lokal karaoke në Victoria ku qëndroi deri në orët e para të mëngjesit në shoqërinë e miqve të tij me futbollistin që gjatë asaj nate kishte konsumuar edhe alkool.
Menjëherë në mëngjesin e ditës tjetër u kthye në veriperëndim të Anglisë dhe gjithnjë sipas ‘The Sun’ shkoi në stërvitjen e Everton. Megjithatë, po atë ditë në orët e mbrëmjes Grealish u pa në një pub në Wilmslow ku ishin edhe disa shokë skuadre të tij mes të cilëve Jordan Pickford dhe Tyler Dibling. Po kështu i pranishëm ishte edhe Kyle ëalker, ish shok skuadre me Grealish te Manchester City dhe kombëtarja angleze. Grupi i lojtarëve qëndroi për të parë ndeshjen mes Paris Saint Germainit dhe Barcelonës në një sallë private dhe dëshmitarë thanë për The Sun se u konsumua edhe alkool.
Gjithçka ndodhi një javë përpara se klubi i Everton të linte jashtë skuadre Grealish për ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Newcastle. Klubi shpjegoi zyrtarisht se futbollisti nuk ishte në dispozicion të trajnerit për mosrespektim të disiplinës pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur, ndërsa media të tjera britanike folën për mungesë pa arsye në stërvitje.
Trajneri David Moyes e mbështeti vendimin e klubit gjë që e theksoi pas fitores së skuadrës së tij 3-1 ndaj Newcastle. ‘Është një vendim i klubit dhe unë e mbështes-ishin fjalët e Moyes i cili nënvizoir se futbollistët e tij shfaqën vlerat që Everton kërkon si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës
Ky episod ndodh në një moment delikat për Grealish. Sulmuesi 31 vjeçar që këtë verë u kthye te Everton me huazim nga Manchester City, një situatë që e përjetoi edhe në sezonin paraardhës dhe në këtë kampionat ka zhvilluar 6 ndeshje me Toffees por ende nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.







