HomeAktualitet"Diella" iu vjen më pranë gjyshërve! Identifikimi në e-Albania bëhet përmes fytyrës,...

“Diella” iu vjen më pranë gjyshërve! Identifikimi në e-Albania bëhet përmes fytyrës, Rama shpjegon si bëhet marrja e shërbimeve   

Advertismentspot_img

Kryeministri shton se mjafton të ndiqen udhëzimet dhe të gjithë do e kenë më të lehtë për të marrë shërbimet që dëshirojnë nga portali shtetëror

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shpjegon se si funksionon versioni i ri i asistentes virtuale “Diella”, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave që duan të përdorin “e-Albania”. 

Në video, tregohet se tashmë mund ta aksesoni “e-Albania” duke u identifikuar me njohjen e fytyrës, një përditësim që pritet të lehtësojë procesin veçanërisht për të moshuarit. Kryeministri shton se mjafton të ndiqen udhëzimet dhe të gjithë do e kenë më të lehtë për të marrë shërbimet që dëshirojnë nga portali shtetëror.  

“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania
19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit😍 Ndiqni udhëzimet në video dhe shikoni sa e thjeshtë është”- shkruan Rama.  

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular