Një personazh i njohur në Gjermani, për pak sa nuk është bërë “viktima” e një grabitjeje të organizuar nga disa shqiptarë.
Heinz Schmalzried, moderator i njohur dhe biznesmen në fushën e argjendarisë, ka publikuar në rrjetet sociale një video të filmuar në muajin korrik. Në këto pamje, disa shqiptarë tentojnë të thyejnë me forcë derën e banesës së tij, në komunën Lauterbourg, në jug të Francës. Ata shihen duke përdorur mjete të forta dhe duke shkelmuar derën, ndërsa flasin dhe ofendojnë në shqip.
Në fund, një person nga brenda banesës i afrohet derës me elektrik dore dhe kjo bën që shqiptarët të largohen nga aty.
“Dhe ja faktorët që më shtynë të blej një derë të re dhe pse po përmirësoj sigurinë time, dhe pse tani po instaloj sensorë dridhjeje në të gjitha dritaret dhe dyert nga kompania e sistemeve të alarmit.”– shkruan Schmalzried krah videos të postuar në ditët e fundit, edhe pse pamjet janë nga muaji korrik.
Në videon në fjalë, ka pasur një mori komentesh, kryesisht nga shqiptarë, të cilët shprehen se persona të tillë, si ata që janë bërë pjesë e tentativës së grabitjes, shërbejnë për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë jashtë vendit.







