HomeLifestyle“Je shumë djalë i mirë për mua”, Klodi zbulon refuzimet nga vajzat:...

“Je shumë djalë i mirë për mua”, Klodi zbulon refuzimet nga vajzat: Preferojnë ‘bad boys’?

Advertismentspot_img

Influenceri Klodian Mihaj ka ndarë një eksperiencë personale gjatë diskutimit në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell” në Top Channel, ku tregoi se është refuzuar nga vajzat pikërisht për shkak të sjelljes së tij tepër të mirë.

“Je shumë djalë i sjellshëm për mua”, është një nga komentet që, siç tregoi ai, ka marrë gjatë njohjeve romantike.

I pyetur nëse i kishte ndodhur që vajzat ta konsideronin tepër të sjellshëm, Klodi u përgjigj se po, duke treguar se disa prej tyre duket se kanë preferuar një tip mashkulli më dominant dh

Gjatë bisedës, ai u shpreh se është rritur me parime dhe se beson që një marrëdhënie ndërtohet mbi respektin dhe vlerat njerëzore, jo mbi paratë apo dhuratat e shtrenjta.

Klodi komentoi gjithashtu prirjen e disa vajzave për t’u tërhequr nga meshkujt që shfaqin luksin përmes makinave të shtrenjta dhe stilit të jetesës, edhe kur në marrëdhënie mund të mungojë komunikimi dhe përkushtimi.

Deklaratat e tij hapën diskutimin mbi preferencat në njohjet romantike dhe arsyet pse ndonjëherë sjellja e mirë nuk mjafton për të krijuar tërheqje mes dy personave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular