HomeBotaVIDEO/Rrëzohet një avion privat në një zonë banimi në Florida, raportohen disa...

VIDEO/Rrëzohet një avion privat në një zonë banimi në Florida, raportohen disa viktima

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në jug të Floridës, ku një avion privat është rrëzuar në një kompleks banimi me shtëpi të lëvizshme, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr të madh.

Sipas autoriteteve, nga aksidenti ka disa viktima, por ende nuk është konfirmuar numri i personave që ndodheshin në bord, si dhe nëse ka të vdekur apo të plagosur mes banorëve të zonës.

Avioni, i cili dyshohet të ketë qenë një Learjet 60 me vlerë rreth 2 milionë dollarë, fillimisht është përplasur me një pemë dhe ka këputur disa linja elektrike, përpara se të rrëzohej.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:00 me orën lokale, në qytetin Greenacres, në kontenë Palm Beach.


Sipas raportimeve të medias Aviation 24/7, zhurma e përplasjes ishte aq e fuqishme, sa dëshmitarëve u është dukur si një shpërthim rakete

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të konfirmuar bilancin e plotë të viktimave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular