HomeLifestyle10 vjeçari vret adoleshenten…po zihej me nënën e tij për muzikën!

10 vjeçari vret adoleshenten…po zihej me nënën e tij për muzikën!

Advertismentspot_img

40-vjeçarja Elaina Gomez-Villeda ishte përfshirë në një përleshje fizike me fqinjët…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Albuquerque, në New Mexico të SHBA-së, ku një djalë 10-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 16-vjeçare, pas një konflikti mes nënës së tij dhe fqinjëve për shkak të muzikës së lartë.

Sipas autoriteteve, 40-vjeçarja Elaina Gomez-Villeda ishte përfshirë në një përleshje fizike me fqinjët, pasi ishte ankuar për zhurmën e muzikës. Gjatë konfliktit, ajo dyshohet se i ka kërkuar djalit të saj të merrte pistoletën që mbante në banesë.

Pak çaste më vonë, 10-vjeçari ka dalë me armën në dorë dhe ka qëlluar 16-vjeçaren Keinerlein Rangel, e cila ka humbur jetën nga plagët e marra.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur babai i viktimës ka tentuar të hyjë me forcë në banesën e 40-vjeçares, duke thyer një dritare. Gomez-Villeda ka deklaruar para policisë se më pas ka marrë një armë dhe ka qëlluar në drejtim të babait të vajzës.

40-vjeçarja është arrestuar dhe akuzohet për vrasje, komplot për kryerjen e vrasjes, abuzim me fëmijën, përfshirje të të miturit në veprimtari kriminale, lënien e armës në kushte të pasigurta për një të mitur, sulm fizik.

Ndërkohë, djali 10-vjeçar nuk është identifikuar për shkak të moshës dhe deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Hetuesit po bashkëpunojnë me prokurorinë për të përcaktuar nëse mund të ketë përgjegjësi penale për të miturin, duke marrë parasysh moshën e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular