HomeLifestyleBraktisën shokun në mes të stuhisë së borës në Alpet Austriake, ajo...

Braktisën shokun në mes të stuhisë së borës në Alpet Austriake, ajo që ndodh më pas do t’ju SHOKOJË!

Advertismentspot_img

Operacioni i kthimit rezultoi edhe më i vështirë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Alpet Austriake, ku dy alpinistë gjermanë braktisën shokun e tyre 20-vjeçar në një lartësi prej 2,600 metrash, pasi i riu u rraskapit dhe shfaqi shenja hipotermie gjatë një stuhie të fortë dëbore. Tre të rinjtë kishin nisur ngjitjen në malin Hochkönig, në zonën e Salzburgut, pavarësisht paralajmërimeve për përkeqësimin e motit. Kur 20-vjeçari nuk mundi të vazhdonte më, dy shoqëruesit e lanë vetëm dhe vijuan rrugën.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, i riu arriti të telefononte shërbimet e emergjencës rreth orës 19:00, duke kërkuar ndihmë. Për shkak të stuhisë dhe errësirës, ndërhyrja me helikopter ishte e pamundur, ndaj 11 shpëtues u nisën drejt tij në këmbë. Pas më shumë se pesë orësh ngjitjeje në kushte ekstreme, ekipet arritën ta gjenin pak para mesnatës. Operacioni i kthimit rezultoi edhe më i vështirë për shkak të borës së dendur, akullit dhe rrezikut të ortekëve të vegjël.

Shpëtuesit arritën ta nxirrnin të riun në siguri në orën 08:18 të mëngjesit, pas një operacioni që zgjati më shumë se 13 orë. Ndërkohë, policia malore austriake ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e dy alpinistëve që e lanë shokun e tyre në mal. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te rreziqet e ngjitjeve malore pa marrë parasysh kushtet atmosferike dhe paralajmërimet e autoriteteve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular