HomeAktualitetEfektivi u vetëplagos me armë në Bazën e Kuçovës, ministria tregon gjendjen:...

Efektivi u vetëplagos me armë në Bazën e Kuçovës, ministria tregon gjendjen: U dërgua te Trauma

Advertismentspot_img

Efektivi E.D. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur në shpatull me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Ngjarja është regjistruar më 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas incidentit, efektivit me inicialet E.D. iu dha ndihma e parë mjekësore dhe më pas u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.

Nga vlerësimi i mjekëve, bëhet me dije se parametrat jetësorë të tij janë brenda normës dhe se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë trajtim më të specializuar, ai është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit. 

Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.

Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular