Një incident i pazakontë ndodhi para ndeshjes midis Kayserispor dhe Muglaspor në divizionin e parë turk. Një dhelpër hyri në fushë dhe filloi të vraponte.
Pastaj dhelpra “vendosi” të ngjitej në tribuna dhe… të ngjiste shkallët e tribunave një nga një.
Kafsha u largua vetë, përpara se personeli i sigurisë së stadiumit të ndërhynte për ta kapur dhe larguar.







