Taulant Seferi po paraqitet në një formë të shkëlqyer në startin e këtij sezoni në kategorinë e dytë turke me fanellën e Kajzerispor.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë përsëri shenjën e tij sot në fitoren 6-0 të ekipit përballë Muglaspor. Ai fillimisht dha asistin për golin e avantazhit të Kamara që në minutën e 6 të takimit.
SHIH VIDEON
Më pas, Seferi tundi rrjetën edhe vete kur regjistrohej minuta e 78 e takimit me një goditje spektakolare duke çuar sferën në trekëndëshin e portës për rezultatin e përkohshëm 5-0.
SHIH VIDEON
Pas tij e kishte radhën të shënonte edhe Florent Hasani, i cili shënoi pas një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur suksesin 6-0.
SHIH VIDEON
Për Seferin ky ishte goli i 10 në këtë kampionat, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.







