HomeKronikePërplasje fatale në Durrës, shoferi lë të vdekur pasagjerin në rrugë dhe...

Përplasje fatale në Durrës, shoferi lë të vdekur pasagjerin në rrugë dhe arratiset

Advertismentspot_img

Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit, e po ashtu për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një person ka humbur jetën.  

Sipas policisë, një 39-vjeçar është përplasur me bordurën anësore të rrugës, pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte. Përplasja ka qenë fatale për pasagjerin 48-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, shoferi është larguar duke braktisur në rrugë viktimën.   

Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit, e po ashtu për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.   

Njoftimi i policisë:  

Durrës/Informacion paraprak  

Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.  

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.  

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular