HomeSportJorge Jesus tregon prapaskenat, si e refuzoi Ronaldo para letrës së lamtumirës...

Jorge Jesus tregon prapaskenat, si e refuzoi Ronaldo para letrës së lamtumirës nga kombëtarja

Advertismentspot_img

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka reaguar pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës me ekipin kombëtar, duke theksuar se ky është një vendim personal i sulmuesit, të cilin duhet ta respektojë.

Në një intervistë për “Canal 11”, Jesus zbuloi se kishte biseduar më herët me yllin portugez dhe i kishte kërkuar të vazhdonte të ishte pjesë e përfaqësueses.

“Ne patëm mundësinë të flisnim për këtë përpara shpalljes së listës së parë dhe unë i kërkova të qëndronte me mua. Ende llogarisja tek ai, por vendimi është i tij dhe duhet ta pranoj”, u shpreh trajneri.

Më tej, Jorge Jesus vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Ronaldos gjatë 23 viteve me fanellën e Portugalisë, duke e cilësuar atë një pikë referimi botërore dhe një simbol për brezat e rinj.

“Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit portugez dhe të kombëtares. Do të jetë gjithmonë një pikë referimi për ekipin tonë, për popullin dhe për historinë tonë”, deklaroi Jesus.

Cristiano Ronaldo njoftoi të enjten tërheqjen përfundimtare nga futbolli ndërkombëtar, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se kishte ardhur momenti për t’ia dorëzuar dikujt tjetër fanellën me numrin 7.

“Ka ardhur dita për t’ia kthyer fanellën me numrin 7 Kombëtares. Nuk e kam ndier kurrë se ajo më përkiste vetëm mua, por për 23 vite pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja”, deklaroi ylli portugez.

Vendimi i 41-vjeçarit erdhi vetëm pak ditë pasi Komisioni Disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit e kishte pezulluar me 30 ditë dhe e kishte gjobitur me 255 euro, masë minimale e parashikuar, pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares më 30 shtator.

Ndonëse Ronaldo nuk përmendi drejtpërdrejt Jorge Jesus në njoftimin e tij, marrëdhënia mes dy figurave ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave portugeze gjatë javëve të fundit.

Tensionet nisën në fund të shtatorit, kur Jesus e dërgoi Ronaldon të kryente nxehjen gjatë përballjes me Norvegjinë, por në fund vendosi të mos e aktivizonte, duke e lënë në stol gjatë gjithë takimit.

Disa ditë më vonë, sulmuesi u largua nga grumbullimi i Portugalisë, veprim që solli edhe masën disiplinore nga federata. Kështu, pas 23 vitesh dhe një karriere historike me fanellën “luzitane”, Cristiano Ronaldo i jep fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular