HomeAktualitet“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”/Ish-modelja rrëfen presionin e...

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”/Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’: Ishte e tmerrshme

Advertismentspot_img

Ish-modelja e revistës Playboy, Karissa Shannon, ka konfirmuar pretendimet e bëra më herët nga Crystal Harris, e veja e themeluesit të revistës, Hugh Hefner, sipas të cilave ai u kërkonte asaj dhe motrës së saj binjake, Kristina Shannon, të kryenin marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën.

Në një intervistë për Page Six, të publikuar të mërkurën, më 4 nëntor, 37-vjeçarja ka rrëfyer se Hefner përpiqej t’i detyronte dy motrat të përfshiheshin në akte të tilla seksuale. Megjithatë, ajo theksoi se ato nuk kryen kurrë marrëdhënie me njëra-tjetrën, por vetëm shtirreshin për të kënaqur kërkesat e tij.

“Ai përpiqej të më detyronte mua dhe motrën time të kryenim marrëdhënie me njëra-tjetrën”, deklaroi Karissa, duke shtuar se kjo ishte një përvojë e tmerrshme për të dyja.

“Unë dhe motra ime nuk e bëmë kurrë realisht këtë. Dua ta bëj të qartë. Ne vetëm shtireshim. E bënim sikur çdo herë dhe ishte e tmerrshme”, rrëfeu ajo.

Karissa dhe Kristina Shannon jetuan në rezidencën e famshme të Playboy në Los Angeles nga mosha 18 deri në 20 vjeç, gjatë periudhës kur kishin një marrëdhënie me Hefnerin. Ajo kujtoi veçanërisht ngjarjet e ditëlindjes së tyre të 19-të, në tetor të vitit 2008, duke i përshkruar takimet seksuale me themeluesin e Playboy si abuzim dhe përdhunim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular