HomeKronikeMjegulla “pushton” Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit...

Mjegulla “pushton” Kukësin, vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Advertismentspot_img

Mjegulla ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit qytetin e Kukësit, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Fenomeni është shfaqur fillimisht në zonat e ulëta dhe lugina, për t’u shtrirë më pas në të gjithë hapësirën e qytetit dhe njësitë administrative përreth.

Situata paraqitet problematike edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla është veçanërisht e pranishme në segmentin Pobreg-Kolsh.

Për shkak të fushëpamjes së kufizuar, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë distancën e sigurisë, me qëllim shmangien e aksidenteve të mundshme.

Mjegulla është një fenomen natyror karakteristik për zonën e Kukësit gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht në orët e para të ditës. Ndërsa prania e saj në akset rrugore kërkon vëmendje të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular