HomeAktualitetBordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Advertismentspot_img

Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të marte ka vendosur të ulë çmimet për karburantet. Gjatë mbledhjes, Bordi i Transparencës vendosi që benzina do të shitet jo më shumë se 167 lekë për litër. Ndërsa nafta do të shitet jo më shumë se 208 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 167 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 155 lekë/litër”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi nga sot në orën 13:45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg”, thuhet më tej në njoftim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular