HomeKronikeGjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Dëshmon babai i Noizy-t për tritolin në lokalin...

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Dëshmon babai i Noizy-t për tritolin në lokalin e këngëtarit: Para shpërthimit erdhën 5-6 makina dhe provokuan djalin tim

Advertismentspot_img

Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut, të zhvilluar në GJKKO, janë thirrur për të dëshmuar këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se vetë Laert Haxhiu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi.

Në cilësinë e dëshmitarit, Bashkim Rajku është pyetur nga prokurori i çështjes, Behar Dibra, lidhur me shpërthimin me eksploziv në lokalin e familjes në Durrës, në qershor të vitit 2022.

Ai tregoi se në momentin e shpërthimit kishin dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas kishin konstatuar se xhamat e biznesit, që ndodhej në të njëjtin pallat ku banonin, ishin thyer.

I pyetur se me çfarë e lidhte ngjarjen, Rajku tha se nuk kishte prova konkrete, por përmendi disa konflikte të mëparshme të djalit të tij.

“Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh”, u shpreh ai.

Më tej, Bashkim Rajku tregoi se një ditë para shpërthimit, pesë ose gjashtë automjete kishin mbërritur në ambientet e lokalit dhe kishin provokuar djalin e tij, duke shkaktuar edhe një konflikt.

“Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje”, deklaroi ai.

Sa i përket dëmit të shkaktuar nga shpërthimi, dëshmitari tha se ai shkonte në rreth 30 mijë euro.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular