Personi që shihni në foto është Angjelin Nika, elektricisti 34-vjeçar i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Shkodër.
I riu dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa ishte duke riparuar një defekt. Ai ishte jashtë orarit të punës, por disa banorë të fshatit Bardhaj i kanë kërkuar që të rikthente energjinë në zonë. Varrimi i tij pritet të bëhet më 11 nëntor, në orën 13:00.
Nika është elektricisti i 10 që ka humbur jetën këtë vit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në punë.







